Kryeministri Edi Rama iu ka uruar “mirëmëngjes” ndjekësve të tij në Facebook, me disa pamje nga tekstet e reja shkollore që janë shpërndarë nëpër shkolla.

Në videon e shpërndarë nga Rama, shfaqet edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ku mes të tjerash, thotë se një shoqëri e arsimuar është një shoqëri që integrohet më kollaj në BE.

MIRËMËNGJES

dhe me sugjerimin që ta shihni këtë prezantim të shkurtër e kuptimplotë, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.