Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shkodër muajt e fundit, duke deklaruar se për disa prej tyre autorët do të vihen së shpejti përpara drejtësisë.
Nga salla e parlamentit, i cili nisi sesonin e ri këtë të hënë pa opozitën në sallë, Ministri Xhafaj u shpreh se rruga e opozitës në lidhje me këtë çështje është e gabuara, pasi dëmton rëndë policinë dhe Shqipërinë.
“Lidhur me ngjarjet e fundit në Shkodër por dhe në shkallë vendi. Kjo e lidhur dhe me ngjarjet e fundit në Shkodër, me disa vrasje në muajt e fundit. Ajo që po bën opozita është një sulm agresiv i qëllimshëm për të nxirë imazhin e policisë dhe të vendit. Nuk dua t’i hyj farë diskutimit se cila është natyra e disa prej viktimave të përfshirë në këto ngjarje, apo sa dhe si këta ta fundit kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme.
Natyrisht për ne cdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë sepse janë jetë njerëzish dhe cënojnë sigurinë qytetare.
Ne jemi duke iu shkuar në fund këtyre rasteve dhe shumë shpejt do të zbardhim ehde autorët, kjo sa i takon përgjegjësisë sonë.”-tha Xhafaj.





