Pas vrasjes që ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku u vra një biznesmen 30-vjeçar, ka ardhur reagimi i parë nga politika. Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në një status në Facebook, shkruan se Shkodra është nën pushtetin e krimit, dhe ende s’është marrë asnjë masë. Sipas Topallit, asnjëherë s’ka patur kaq shumë të vrarë në Shkodër.

Reagimi i plotë:

Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot!
Nje tjeter i ri, nje djale 31 vjeç, baba i dy femijeve eshte gjetur i vrare ne qytetin tim, njoftojne mediat .
Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme.
Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare…Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim.
Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe.
Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit.
Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare.
Shkodranet jane braktisur…. nga te gjithe nga te gjithe…
Qyteti im, qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit …dhe eshte vetem! Vetem.