Kryeministri Edi Rama, ndodhej sot në Vlorë në një takim ku është ndalur te sezoni turistik, arritjet, probematikat si dhe çfarë duhet bërë. Të pranishëm kanë qenë ministrat Xhafaj, Klosi e Gjiknuri si dhe të rinjtë e angazhuar si vrojtues të plazheve.

Në këtë takim, nuk kanë munguar edhe vlerësimet simbolike për djemtë që shpëtuan jetë njerëzish nga mbytja në det gjatë këtij sezoni turistik, e as batutat.

Në një moment kur një i ri nga Vlora, ka marrë mikrofonin për të folur në prezencë të Ramës, ky i fundit nuk i ka kursyer batutat.

“Do të shesë mend, do tregojë se është nga Vlora”, – u shpreh Rama.

Teksa djali tregoi se si kishte shpëtuar nga mbytja një 25-vjeçare, duke thënë se nuk është ndier kurrë më mirë se kaq në jetë, Rama ka ndërhyrë sërish me batuta, madje i tha dhe të zhvishej të riut.

"Shikoni sa e ka gropën këtu (tek kraharori), shikojeni. Mirë, vishu tani, ka shumë vajza, te shikojnë", –  i tha Rama të riut.