Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një tjetër projekt të mbaruar, që është rruga nga Miloti deri në nyjën që e lidh atë me Rrugën e Kombit.

Në videon e prezantuar nga Rama në “Instagram”, kjo është rruga dytësore e autostradës së Milotit, projekt i prezantuar gati një muaj më parë.

“Ky zakoni vjetër bëj rrugën kryesore dhe ca ka tjetër harroje, pastaj harroje me plehra dhe mallra duhet marrë fund. Duhet një pamje e gjelbër dhe mjedisore për së mbari. Kjo është një nga veprat e para që tregojmë se si do t'i bëjmë veprat publike, do të jetë si nata me ditën me kohën e kaluar. Këta llogarisin kilometrat tendera, por kilometrat reale janë më shumë se 5 vitet e mëparshme”, thotë Rama.