Shqipëria do të vijojë gjatë ditës së sotme me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë mesditës vranësirat zhvillohen gradualisht në zonat lindore dhe juglindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas Meteoalb, temperaturat rriten 2 gradë Celsius në orët e para të ditës deri në mesditë. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor, duke shkaktuar në det dallgëzim 1-2 ballë.





