Anija-shkollë ushtarake rumune “Mircea” ka mbërritur të hënën paradite në portin detar të Durrësit, në kuadër të një vizite miqësore.
Në kalatën 4 të këtij porti anija rumune dhe ekuipazhi i saj u pritën nga përfaqësues të lartë të forcave tona detare dhe nga ambasada e Rumanisë në Tiranë.
Ekuipazhi i anijes përbëhet nga 182 persona, përfshirë 38 studentë të Akademisë Detare “Mirça çel Bëtrën” (Mircea cel Bătrân), 43 kursantë dhe 13 instruktorë nga Gjermania, si dhe 12 kursantë nga Bullgaria, Kina, Britania e Madhe, Polonia, Turqi dhe Ukraina.
Agjencia “DyrrahSped” e cila bëri gati të gjitha procedurat për pritjen e anijes mësimore me vela, do ta asistojë përgjatë periudhës së qëndrimit 3-ditor në portin më të madh në vend.