Radhë kilometrike makinash në Rrugën e Kombit. Menjëherë pas mbarimit të festës së Kurban Bajramit, shqiptarët e Kosovës janë dyndur drejt bregdetit shqiptar. Për pasojë është bllokuar edhe segmenti Morinë-Kukës.
Radha e automjeteve është e gjatë, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit.
Në këtë situatë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë gjithë kohës trafikun, por ai sa vjen e rëndohet, për shkak të ardhjes së mijëra pushuesve nga qytete të ndryshme të Kosovës.





