Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka i shoqëruar nga Drejtoresha për Kufirin dhe Migracionin Durrës ka inspektuar plazhin e Spillesë dhe të gjithë vijën bregdetare të Durrësit.

Loka ka konstatuar se masat shtesë po zbatohen në terren me korrektësi nga punonjësit e policisë, ku përgjatë këtij sezoni nuk është shënuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale.

Gjatë një pronocimi për median Drejtori Loka ka theksuar se jemi në dy  javët e fundit të mbylljes së sezonit, dhe për këtë kemi marrë njësërë masash  në kufi për krijimin e lehtësirave ligjore  për kthimin, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore, si dhe në të gjitha akset rrugore do ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore me qëllim disiplinimin e qarkullimit për mos krijuar bllokime nga parakalimet e gauara , si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Prononcimi i plotë:

Gjovalin Loka:  Jemi në plazhin e Spillesë bashkë me Drejtoreshën për Kufirin dhe Migracionin Durrës, dhe shefin e Stacionit të Policisë Spille, kemi ardhur të monitorojmë masat e marra që Policia e Shtetit, përsa i përket sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, në sezonin turistik veror.

Në Spille janë marrë të gjitha masat nga policia kufitare, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë publike në sezonin turistik.

Bashkë, në bashkëpunim me pushtetin vendor janë marrë masat për kufizimet në det,  dhe vendosjen e kullave të vrojtimit si dhe gjithë sinjalistikën e nevojshme, e cila u shërben qytetarëve për ti orientuar në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Spilleja ashtu siç edhe vitet e tjera edhe këtë vit , nuk ka  asnjë lloj problematike, nuk kemi pas asnjë lloj ngjarje  të rëndë, përsa i përket qoftë mbytje në det nga qytetar të ndryshëm të cilët frekuentojnë plazhin e Spillesë apo dhe veprimtari të tjera kriminale, që kanë të bëjnë me vjedhje të ndryshme, apo konflikte që mund të ketë në raste të tilla.

Policia do të vazhdojë të monitorojë, edhe pjesën e mbetur të sezonit turistik veror, do të vazhdojmë të jemi të pranishëm deri në fund të këtij sezoni për të garantuar, rend,  siguri për qytetarët që të pushojnë qetë dhe të argëtohen  duke mos pasur asnjë lloj problematike.

Jo vetëm në Spille, por në të gjithë bregdetin shqiptar do të vazhdojmë të kemi shërbimet e Polisicë së Shtetit, shërbime të cilët fillojnë  që  nga vendkalimet kufitare të cilët,  tashmë bashkëudhërarët tanë, por edhe turistët e huaj  që kanë vizituar vendin tonë, rikthehen në vendet e tyre, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të rikthehen aty ku janë të punësuar , në Europë apo vende të tjera.

Kemi marrë masa  duke shtuar numrin e sporteleve në vend kalimet  kufitare, kemi marrë masa në akset rrugore, me prani të punonjësve të policisë rrugore dhe në të gjitha territoret e vendit tonë.

Fatmirësisht nuk kemi pas problematika të rënda, përsa i përket jetë njerëzore në këtë sezon turistik. Kemi numrin më të ulët të mbytjeve aksidentale në det, të qytetarëve dhe do të vazhdojmë deri në fund të marrim masa dhe të monitorojmë që të mos kemi asnjë lloj problematike.

Njëkohësisht strukturat e policisë së Kufirit dhe Migracionit, do të vazhdojnë të monitorojnë mjetet lundruese, argëtuese që qytetar të ndryshëm i përdorin gjatë sezonit turistik veror.

Gjithashtu Policia e Shtetit do të vazhdojë të monitorojë nivelin e zhurmave që gjenerojnë në mjedis, lokake të cilat janë të paisur me leje nga organet e pushtetit vendor , duke kërkuar zbatimin rigoroz të orarit të përcaktuar me vendim qeverie ose me vendimat e këshillave bashkiake, për këtë do të vazhdohet të bashkëpunohet me task forcën e ngritur pranë çdo prefekture në përbërje të së cilës janë edhe strukturat e Policisë së Shtetit.