Rreziku nga helmimet ushqimore është prezent sidomos gjatë stinës së verës. Alarmin e japin mjekët e Durrësit, të cilët për çdo ditë trajtojnë pacientët. 

Numri i pacientëve që i drejtohen qendrave shëndetsore të plazhit të Durrësit është konstant. Mesatarisht 30 deri në 40 fëmijë paraqiten çdo ditë tek mjeku për të kërkuar ndihmë për probleme shëndetësore nga më të ndryshmet. Janë banorë të zones, por edhe pushues.  

Rreziku nga helmimet është shumë i madh kryesisht në stinën e verës.

“Prindërit nuk dihet t’i lejojnë fëmijët të blejnë akullore tek ambulantët apo në pika të paautorizuara, e aq më shumë tek pikat që shiten në rrugë jashtë çdo kushti higjeno-sanitar”, tha mjeku Ndue Marku, pediatër.

Mjekët thonë se numri i helmimeve nëpër restorante këtë vit është ulur megjithatë rreziku është gjithmonë evident, për sa kohë që tregtimi i ushqimeve apo akulloreve bëhet në kushte jo të përshtatshme.

K.H.