Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë.
Pas një pune të mirëorganizuar, u ndalua: Besim Hysa 41 vjeç, banues në Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" në ngarkim të 41-vjeçarit, për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"parashikuar në nenet 76 – 22, 278 / 2 të Kodit Penal.
NGJARJA
Shtetasi Besim Hysa më datë 26.02.2018 në Cudhi, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin G.H. 22 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.





