Policia rrugore e kryeqytetit ka vazhduar kontrollet për parandalimin e aksidenteve edhe përgjatë kësaj fundjave. Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, blutë kanë ndaluar një 24-vjeçar nga Tirana i cili po udhëtonte me 170 km/h, kur limiti në këtë rrugë është 90 km/h.
Policia njofton të riun se pasi është kapur me këtë shpejtësi, do t'i hiqet patenta e më pas do të dalë në komision.
Në një postim në rrjetet sociale, Policia apelon që të bëhet kujdes me tejkalimin e shpejtësisë për të parandaluar aksidentet.
Apeli i policisë:
“Drejtuesi i mjetit kesaj here, ishte me fat pasi shpetimtari ishte polici dhe radari, e drejtuesi i mjetit shkoi shendoshe ne banese por pa patente.
Te tilla shpejtesi rrezikojne maksimalisht te çojne ne banese patenten pa te zotin.
9 patenta te hequra per shpejtesi qe varionin nga 150-170 km/h.
Duajeni jeten mbrojeni ate, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, dhe rezultati = udhetim i sigurt”





