Gjashtë anëtarë të një familjeje nga Durrësi mbetën të lënduar lehtë, pasi makina tip “Volvo” me të cilën ata po udhëtonin, u përplas me trenin e linjës Durrës-Elbasan. Ata kanë shpëtuar për mrekulli, teksa janë shtyrë përreth 100 metra nga treni.
Policia e Durrësit, në njoftimin e saj paraprak për mediet, bën me dije se:
“Më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.
Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën”.
Familja përbëhet nga:
Prindërit: Bardhyl Cenalia 40 vjeç, Lucia Cenalia (nëna me shtetësi të huaj) 38 vjeçe
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





