Mateo Kovaçiç duket se është një hap larg Çelsit. Kroati, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira te Reali, kërkonte të largohej, dhe siç raporton MARCA në Spanjë, blutë e Londrës janë një hap larg tij.
Kovaçiç ia kishte bërë të qartë klubit madrilen ditën e djeshme, se nuk ishte i gatshëm të stërvitej më me Realin. Situata u zhbllokua më pas, kur vetë klubi mbretëror, i komunikoi lojtarit se do të transferohej tek Çelsi në formën e huazimit, dhe se orën në vazhdim gjithçka do të bëhej zyrtare.
Orët e fundit, interes për Kovaçiç kishte shfaqur edhe Interi, që kërkonte ta rikthente në San Siro, por edhe Milani dëshironte që të përforconte mesfushën me kroatin.





