Mungonte edhe një lojtar me eksperiencë në qendër të mbrojtës, që të garantonte siguri. Me Ante Hrkaç që nuk është paraqitur në ekip, Teuta gjeti liderin e ri të repartit difensiv.

Dimtar Bici është futbollisti më i ri i durrsakëve.Klubi gjeti marrëveshjen me mbrojtësin lezhjan, i cili firmosi kontratë 1-vjeçare. Bici transferohet në “Niko Dovana” si lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me Flamurtarin në Vlorë.

29-vjeçari ribashkohet me Bledi Shkëmbin, të cilin e ka patur shok skuadre dhe kapiten te Skënderbeu, ku kanë fituar së bashku katër tituj kampionë.