Transporti detar kryeson në shkëmbimet tregtare (eksport-import) që kryen vendi ynë me botën, njofton Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Nga të dhënat e INSTAT, rezulton se në muajin qershor të këtij viti, mallrat e eksportuara me rrugë detare zunë 57,4 %, me rrugë 38,6 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në qershor 2018, janë rritur me 23,7 % dhe me ajër janë ulur me 36,0 %, krahasuar me qershor 2017.
Ndërsa në gjashtëmujorin e parë 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 58,8 %, me rrugë 34,6 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në gjashtëmujorin e parë 2018, janë rritur me 17,8 % dhe me hekurudhë janë ulur me 15,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, bën të ditur INSTAT.