Synetllëku tek të porsalindurit rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme tek ata.
Sipas një studimi të ri në Britani, bebet meshkujt të cilët i nënshtrohen kësaj procedure kanë më shumë gjasë që të vuajnë nga vdekja e parakohshme, e njohur në gjuhën mjekësore si Sindroma e Vdekjes së Papritur Foshnjore (SIDS). Kjo sipas ekspertëve britanikë, vjen për shkak të stresit të kësaj procedure, që mund të jetë gjakderdhja, dhimbja, apo qoftë edhe ndarja e foshnjes nga nëna e tij.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “DailyMail”, ekspertët besojnë se ky përfundim mund të shpjegojë gjithashtu përse vdekja foshnjore është më e lartë te bebet meshkuj, sesa te femrat.
Në punën e tyre kërkimore, hulumtuesit britanikë shkruajnë: “Rrethprerja tek meshkujt, ndërhyrja kirurgjikale më e zakonshme dhe më e panevojshme në botë, është një faktor me rrezik të lartë për SIDS”
Ky sindrom vret rreth 300 bebe në vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3 500 në SHBA.
Vdekja e parakohshme e bebeve ndodh zakonisht 6 muajt e parë të jetës së tij dhe është më e zakonshme tek ata që lindin parakohe apo me peshë të vogël.
Shkaku i SIDS është i panjohur, megjithatë ai lidhet me disa faktorë, si tymi i duhanit, gjakderdhje të kërthizës, fjetja e foshnjes me prindërit apo pengesat në frymëmarrje.