Qeveria shqiptare do të dhurojë 100 mijë euro për Greqinë për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia e zjarrit të madh i cili ra dy ditë më parë në zonën e Atikës, në Athinë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Twitterit të Qeverisë Shqiptare, shkruhet:
“Lutjet dhe mendimet tona kanë qenë me fqinjët tanë të mirë grekë dhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ditët e fundit kanë qenë tmerrësisht të vështira dhe në shpresojmë që ky kontribut i joni modest, t’u vijë në ndihmë në këto kohë të vështira”.
Deri tani raportohet se kanë humbur jetën mbi 80 persona dhe qindra të tjerë dyshohet se rezultojnë të zhdukur për shkak të zjarreve.





