Futbollisti turk Mesut Ozil u largua nga Kombëtarja Gjermane dhe tashmë ai ka gjetur një mbështetje tepër të madhe në Turqi.
Pasi mori përkrahjen nga Federata Turke dhe nga qeveria e Rexhep Taip Erdoganit, ai ka marrë edhe mbështetjen e vendlindjes së tij.
Një rrugë që mban emrin "Mesut Ozil" në porvincën Zonguldak, në veri të Turqisë ka ndërruar foton ilustruese të saj me vendim të kryetarit të komunës, Mustafa Semerçi.
Është hequr fotoja që Ozil kishte me fanellën gjermane dhe është vendosur fotoja e tij me presidentin Erdogan.





