Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se pastrimi në gjykata është shpëtim për dekada e breza që vijnë dhe rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një vit.
Basha shkruan në Facebook se "djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar."
STATUSI I BASHËS
Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë





