Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës pasi kjo e fundit tha se vendi ka mbetur pa gjykata.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama shkruan se rilindja e gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti. Sipas kreut të qeverisë, pastrimi që po u bëhet gjykatave është shpëtim për dekada e breza që vijnë.

Reagimi i Ramës në Facebook:

Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti.