Pas publikimit të videos së përplasjes së kreut të PD të Gramshit, Elmas Haruni me efektivet e policise, ka reaguar në Facebook kreu i grupit parlamentar të PD Taulant Balla.
"A duhet zyrtarisht PD të kërkojë ndjesë publike për Lulzim Bashën e Gramshit?", është kjo pyetja që ngre Balla në një postim në rrjetet sociale, teksa shkruan më tej se Haruni nuk iu bbnd urdhërit të forcave blu madje dhe i ofendoi ata.
STATUSI I PLOTË
Shikoni dhe dëgjoni Lulzim Bashën e Gramshit….
Dje Partia Demokratike reagoi shumë ashpër kundër Policisë së Shtetit për një arrestim “politik” të Kryetarit të kësaj partie në Gramsh me emrin Elmas Haruni.
Por sot Policia e Shtetit ka sqaruar edhe me pamje incidentin që e bën tërësisht fajtor këtë person.
Policia e shtetit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur dje me kreun e Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni i cili nuk iu bind urdhërit të forcave blu madje dhe i ofendoi ata.
Në nje deklaratë për median policia bën me dije se mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit kreu i PD-së ka kundërshtuar dhe ofenduar me një gjuhë rrugaçërore punonjësit e policisë.
Më pas policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda.
Pas këtyre pamjeve, pyetja është a do ta tërheqë PD baltën e mbrëmshme?
A duhet zyrtarisht PD të kërkojë ndjesë publike për Lulzim Bashën e Gramshit?





