Në parlament ministri për Diasporën Pandeli Majko debatoi me shefin e tij Edi Rama për teatrin. “Nëse nuk voton si ne, ik në shtëpi”, i tha kryeministri duke marre si përgjigje “që nesër, që nesër”. Mirëpo e nesërmja kaloi dhe ende asnjë shenjë reagimi.
Në komisionin e jashtëm kreu i dikasterit të Diasporës foli për reformën e politikës së jashtme të diasporës, por asnjë fjalë për teatrin apo për ndonjë qëndrim të tij, kur gazetarët e rrethuan me pyetje.
Me batutë, në distance e vetmja që mesa duket i zgjoi interesin ministrit që raportonte në komision, ishte vete kryetarja Mimi Kodheli.
Më herët Kodheli e Majko kanë pasur përplasje për ligjin për diasporën, duke bërë që Pandeli Majko të përplaste karrigen në parlament e të largohej. Edhe sot, njësoj si për teatrin, ministri Majko zgjodhi të bëjë të njëjtën gjë… të heshtte. /BalkanWeb





