Paraqitja zhgënjyese e Argjentinës në këtë Botëror ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerin Sampaoli në krye të kombëtares “albiçeleste”.
Ky i fundit nuk dëshiron që të japë dorëheqjen, pasi kontrata me federatën e futbollit skadon në vitin 2020.
Por, janë mediat argjentinase ato që hedhin hipotezat se Mario Kempes, ish-trajneri i Lushnjës për një periudhë të shkurtër kohe në Shqipëri, kërkon të marrë drejtimin e kombëtares.
Vetë tekniku është shprehuar se mund ta rikthejë në maja Argjentinën, nëse zë vendin e Sampaolit.





