E ndërsa tek Juventusi presin me padurim mbërritjen e Cristiano Ranaldo, legjenda e portës bardhezi, Gigi Buffon po përgatitet për zyrtarizimi te PSG. 40-vjeçari, që i tha lamtumirë “Zonjës së Vjetër” pas 17 vitesh në Torino të hënën pritet të prezantohet te parizienët, në një stil që e meritojnë vetëm emrat më të mëdhenj, sikurse ndodhi në rastin e Neymar.
Buffon do të nënshkruajë për një vit, me të drejtën e rinovimit edhe një sezon tjetër.
Nuk është e rastësishme që PSG dhe vetë Buffon kanë vendosur që prezantimi të bëhet më 9 korrik.
Bëhet fjalë për përvjetorin e 12-të të suksesit të Italisë për herë të fundit në Botëror, turne ku Buffon, atëherë 28 vjeç ishte një nga protagonistët kryesorë të të kaltërve.





