Dejan Shehi rikthehet te Teuta pas huazimit 6-mujor te Hajduku i Spliti në Koaci, që nuk rezultoi ajo që pritej. Mesfushori 21-vjeçari, i cili nuk mundi të luante asnjë minutë me skuadrën kroate, ka preferuar rinisjen nga skuadra durrsake, nën urdhrat e Bledi Shkëmbit.

Lajmi i konfirmua nga vetë klubi i Teutës në një njoftim zyrtar, ndërsa vetë lojtari në një postim në Facebook shkruan se pavarësisht se nuk mundi të luante në Kroaci, kthehet me kokën lart.“Te dashur miq e dashamirës. Sapo përfundova periudhën e huazimit me ekipin kroat të Hajduk Splitit, një sprovë e vështirë dhe shumë motivuese, por jam me kokën lart. Do të vazhdoj të jem pjesë e ekipit të Teutës këtë sezon, ku do angazhohem për të punuar sa më fort dhe për të arritur qëllimet e karrierës time “.

Me rikthimin e Shehit, Bledi Shkëmbi, do të ketë një element më tepër cilësor në mesfushë, për ndërtimin e një grupi konkurrues për sezonin e ardhshëm.