Federata Daneze e Futbollit i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të përfaqësueses Nicolai Jørgensen, duke dënuar kërcënimet me vdekje që futbollisti ka marrë në rrjetet sociale për humbjen e 11-metërshit ndaj Kroacisë.

“Ndalni, komuniteti ynë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj “yjeve” të futbollit, politikanëve apo personave të tjerë. Është krejtësisht e papranueshme. Do t’i drejtohemi policisë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie,” shkruhej në postimin e institucionit më të lartë të futbollit në vend.

Gjithçka ndodhur pas eliminimit të Danimarkës nga Kroacia. Jørgensen gaboi një penallti vendimtare, që përcaktoi daljen jashtë kompeticionit të skuadrës së tij. Irritimi i tifozëve kaloi caqet, aq sa lojtari mori kërcënime me vdekje.