Zvicra nuk e ka pranuar fondin e mbledhur nga shqiptarët për t’i paguar gjobat e futbollistëve të përfaqësueses zvicerane që bënë shqiponjën pas golave ndaj Serbisë në Botëror.
Rilind Reka, iniciatori i këtij donacioni, i cili arriti të mblidhte 26 mije dollarë ka arritur të kontaktoj me Federatën e Futbollit të Zvicrës, duke i pyetur se çfarë të bëjë me këto para. Federata e Zvicrës është përgjigjur, duke i thënë që këto para të shkojnë për bamirësi dhe jo për futbollistët.
"Përshëndetje Rilind. Federata mendon se këto para nuk mund të jepen për futbollistët, por ky donacion është mirë të shkoj për bamirësi", ishte përgjigjia e kthyer nga Federata Zvicerane e Futbollit.
Reka mendon se këto para është mirë të shkojnë për shkollat fillore në Kosovë dhe kjo gjë është mbështetur edhe nga federata shkruajnë mediat kosovare.
"Po, kjo është një ide shumë e mirë. Në fund të fundit, kjo varet nga ju. Kur te kryeni këtë, ne mund ta publikojmë këtë në faqen tonë", ka reaguar federata.





