Goditi për shkak të detyrës inspektorin e Hetimit Tatimor, arrestohet menjëherë nga Policia e Shtetit një 24-vjeçar, pronar i një subjekti.

Më datë 01.07.2018, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin :

– Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë (pronar i një subjekti).

Pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Hetimit Tatimor.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.