UEFA vepron me dorë të hekurt ndaj Milanit. Tashmë është zyrtar lajmi që kishte qarkulluar në mediat italiane gjatë ditëve të fundit.
Kuqezinjtë janë pezulluar nga kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm, duke marrë kështu një goditje të rëndë, pasi humbin kështu mundësinë për të marrë pjesë në grupet e Europa League gjatë këtij sezoni një arritje që e kishin siguruar në fushën e lojës Organi i kontrollit financiar për klubet në UEFA i udhëhequr nga presidenti Juan Narciso da Cunha Rodriguez ka ndëshkuar kështu Milanin që gjatë kësaj periudhe ka thyer plotësisht rregullat e fair-play-it financiar për barazimin e bilancit.
Milani ka 10 ditë kohë për ta ankimuar çështjen në KAS-in e Lozanës me shpresën se Gjykata e Arbitrazhit sportiv do të rikthejë kuqezinjtë në kompetcionet europiane.





