Besa e Kavajës duket se sezonin e ardhshëm do të tentojë ngjitjen në Kategorinë Superiore, pas një periudhë të gjatë në Kategorinë e Parë.

Verdhezinjtë kanë zyrtarizuar emërimin e Gentian Begejës në krye të skuadrës dhe pjesëtarët e tjerë të stafit, që do të nisë menjëherë nga puna për formimin e një grupi cilësor dhe me ambicie.

Kujtojmë që Begeja vjen pas një eksperiencë shumë pozitive në krye të Teutës në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, duke siguruar qëndrimin mes më të mirave të futbollit shqiptar.