Partizani ka bërë një goditje në merkato. Në faqen zyrtare të klubit është prezantuar mesfushori elbasanas, Ardit Hila.

Ai vjen nga skuadra e Teutës dhe ka firmosur një kontratë 1-vjeçare. Pas një viti mesfushori dhe klubi mund të bien dakort për ta rinovuar edhe një vit tjetër.

Hila është vetëm 25 vjeç dhe pritet të forcojë mesfushën e kuqe. Sezoni i tij i fundit me Teutën ka qenë në një nivel të mirë.