Pas marrjes së vendimit për shtyrjen e hapjes së negociatave për në qershor të vitit 2019, Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e BE dhe Komisionit Evropian për mbështetjen duke shprehur besimin për një të ardhme në BE të Shqipërisë.

“Një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të sigurtë për të ardhmen në BE. Faleminderit të gjithë anëtarëve të BE dhe Komisionit Europian për mbështetjen”, ka shkruar Bushati.