Noureddine Amrabat ishte një nga protagonistët kryesorë të Marokut në barazimin 2-2 me Spanjën në ndeshjen e fundit në grup. Futbollisti i Leganes në Spanjë bëri disa ndërhyrje të rënda gjatë lojës, por i shpëtoi përjashtimit me karton të kuq.

Në fund të takimit, 31-vjeçari ka shpërthyer ndaj VAR-it me fjalë të rënda para kamerave, që u dëgjuan në transmetim të drejtpërdrejt: “VAR-i është një m…”

Reagimi i Ambrabat lidhet me vendimin e gjyqtarëve për ta konsideruar të rregullt golin e shënuar nga Aspas.