Ekipe nga Shqipëria, Maqedonia,Turqia, Austria, Serbia si dhe Greqia kanë marë pjesë në turneun ndërkombëtarë të futbollit për fëmijë nga mosha 9-17 vjeç. Të mbledhur në qytetin bregdetar të Durrësit, qindra fëmijë zbarkuan sot në stadiumin "Niko Dovana".
Fëmijët pjesëmarrës në këto ekipe shprehen se turneu iu shërben atyre më së miri për tu njohur me njëri-tjetrin dhe pse jo me pikat turistike të qytetit të Durrësit.
Një eveniment mjaft i rëndësishëm për qytetin e Durrësit, ku do të akomodohen rreth 3200 futbollistë të vegjël, pasi ky turne ka një shtrirje mjaft të gjërë, me pjesëmarjen e mbi 104 ekipeve nga shumë shtete të ndryshme të Ballkanit dhe Europës.
Kryetari i Shoqatës "Vllaznimi", Idriz Gashi u shpreh se ky aktivitet do të shërbejë më së shumti për të afruar fëmijët pjesëmarrës në turne, me njëri tjetrin por mbi të gjitha edhe për të nxitur më shumë sportin tek të vegjlit.
Fëmijët pjesëmarrës të shoqëruar nga trajnerët e tyre duket se gjetën një atmosferë mjaft të ngrohtë në Durrës dhe nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të luajnë fort për të rrëmbyer çmimin final të turneut.
Fëmijët e moshës 9 deri 17 vjeç do ta mbyllin këtë tur sportiv në datën 29 qershor në orën 12:00 në stadiumin "Niko Dovana". E ndërsa ditët e para të muajit korrik do të sjellin në Durrës grupmoshat e fëmijëve U15 si dhe U17, nga ku ceremonia e mbylljes për këtë kategori moshe do të bëhet më datë 5 korrik.
K.H.





