Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grafiku i punimeve për fazën e pestë të rehabilitimit të segmentit rrugor Durrës-Tiranë nuk mund të arrihet sipas parashikimit dhe njoftimit të dhënë për shkak të reshjeve të shiut.

Aktualisht, Ura e Dajlanit – Shkozet vazhdon të jetë e bllokuar dhe do të përfundoje brenda ditës së sotme. Segmenti rrugor Mbikalimi i Shkozetit – Sukth, (drejtimi Durres – Tiranë) aktualisht është i hapur për përdoruesit e rrugës.

Në orët e mëvonshme do të bëhet një njoftim të dytë për vazhdimin e punimeve në diten e nesërme e më tej. Aksi Tiranë-Durrës është i përfunduar dhe i hapur në vijimësi. Tashmë do punohet në aksin në kthim Durrës-Tiranë.