Reshjet e shiut që kanë nisur gjatë natës nuk kanë penguar mbërritjen në kohë të trageteve të linjës Bari – Durrës, të cilët janë ankoruar në kalatën përkatëse para orës 7.30.
Ndërkohë që në kalatën 10 vijon përpunimi i anijes “Amour 2506” me 2550 skrap, për shkak të reshjeve ende nuk ka rifilluar përpunimi i anijes “Sea Scanner” me 6 mijë tonë kripë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, shirat do të vijojnë me ndërprerje të herëpasherëshme deri në fund të kësaj jave.