Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Siç dallohet edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ.al, njëra prej makinave ka dalë nga rruga, duke u futur kështu në pjesën e trotuarit, konkretisht mes këmbësorëve, të cilët prisnin në stacionin e autobusit.

Një gomë shihet në anën tjetër të rrugës, pasi kalon mbikalimin.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Plepave në qytetin bregdetar.

(Videon mund ta shihni duke klikuar këtu)