Dy prej të arrestuarve për 3.4 milionë euro, nuk janë emra të panjohur për autoritete vendore, por dhe ato të huaja. Dy porositësit e automjeteve tip “Toyota Yaris”, brenda së cilës u zbuluan rreth 3.4 milionë euro, janë Elvis Vladi 38 vjeç dhe Alfred Vladi 33 vjeç, të dy të lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
Nga një kërkim i thjesht rezulton se Elvis Vladi ka qenë pjesë e një grupi shqiptarësh të arrestuar me 10 kg kokainë në Britaninë e Madhe. Në atë kohë Elvis Vladi akuzohej dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Po ashtu, një emër i njohur për policinë është dhe Alfred Vladi. Ai është arrestuar në vitin 2008 dhe ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e makinave të vjedhura, nga Franca në Shqipëri.
Të arrestuar nga Policia
Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.





