Hartimi i guidave që synojnë implementimin e projektit SUPAIR në portet e rajonit Adriatik e Jonian ishte në qendër të diskutimeve në takimin 2-ditor që u organizua në portin e Pireut (Greqi).
Autoriteti Portual Durrës u përfaqësua në takim nga specialistet e Zyrës së koordinimit të projekteve, të cilat paraqitën propozimet e APD-së lidhur me krijimin e guidave.
Në takimin e organizuar në Pire në kuadër të projektit SUPAIR, morën pjesë të gjithë partnerët: Porti i Pireut S.A; Porti i Selanikut- THPA , Porti i Durrësit – DPA , Porti Koper, Universiteti ndërkombëtar i Venecias – VIU, Qendra për kërkime dhe teknologji Hellas – CERTH, Parku shkencor i Triestes – AREA, Autoriteti i Rrjetit Portual i Adriatikut Lindor – TPA , Instituti i Transporteve i Shqipërisë – ITA.
Projekti SUPAIR është pjesë e programit Interreg – ADRION dhe mundësohet nga fondet e Komisionit Europian për zhvillimin e qëndrueshëm të porteve në rajonin Adriatiko – Jonian.
Ky ishte takimi i dytë i projektit SUPAIR, pas atij në Venecia (Itali). Takimi i ardhshëm do të organizohet në Koper (Slloveni) në dhjetor të këtij viti. Projekti zgjat deri në fund të vitit 2019.