Rikthehet çështja e vezëve toksike në Evropë, substanca përgjegjëse e së cilës është si gjithnjë i njëjti, insekticidi Fipronil, përdorimi i të cilit në BE është i ndaluar. Të martën, Gjermania ka tërhequr nga tregu 73 mijë vezë që mbërrinin nga një pulari biologjikë në Holandë.
Nga analizat e kryera mbi vezët, rezultoi se kishte më tepër sasi Fipronil sesa limiti i lejuar në nivel evropian, por shumë më pak sa për të rezultuar të rrezikshme për njeriun. Ndërkohë autoritetet e sigurisë ushqimore në Holandë, në pularinë në fjalë, deklarojnë se nuk është përdorur Fipronil.
Gjithsesi ato nuk përjashtojnë faktin se duke qenë pulari biologjike, pra që pulat janë të lira të lëvizin, mund të jenë infektuar në një zonë ku ka pasur ende mbetje të insekticidit të përdorur një vit më parë.
Në vitin 2017, çështja Fipronil nisi nga Belgjika dhe Gjermania e akuzoi se Evropa nuk u lajmërua në kohë.