Të konsumosh vaktet në zyrë është e dëmshme për shëndetin. Sipas statistikave, ushqimet që konsumojmë janë tepër kalorike dhe me shumë kripë, thotë një studim i prezantuar në kongresin e ‘American Society of Nutrition’.
Ekspertët kanë ndjekur zakonet mbi regjimin ushqimor të mbi 5000 punonjësve. Vakti i drekës rezulton të jetë shumë i pasur me drithëra të rafinuara, sheqerna dhe yndyrna të shumta e të dëmshme.
Gjithashtu, konfirmohen edhe studime të tjera të mëparshme, sipas të cilave, kush konsumon drekën rregullisht në punë, është më i prirur të jetë mbipeshë, të ketë kolesterol më të lartë dhe më pak vitamina.
Pra duhet të jemi më të kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqimit që konsumojmë gjatë orarit të punës, pasi duhet të jetë më i shëndetshëm.