Mund të na ndodhë të gjithëve që herë pas here të flemë me makiazh në fytyrë, por kurrsesi nuk duhet kthyer në një rutinë pasi sjell dëme të pariparueshme. Dermatologët paraqesin 7 dëme të fytyrës nëse flini me makiazh:
1. Irritim i syve dhe infeksion
Gjumi me sy të makiazhuar mund të sjellë skuqje të syve, irritim e madje edhe infeksion te syrit.
2. Rrathë të zinj poshtë syve
Kjo mund të rrisë ekspozimin ndaj radikaleve të lira, duke bërë që të humbisni kolagjen më shpejt dhe si rrjedhojë të plakeni para kohe.
3. Bllokim
Nëse nuk hiqni nga fytyra fondotinën, mund të sjellë bllokim të poreve të lëkurës dhe krijimin e pikave të zeza
4. Lëkurë e thatë
Nëse flini me makeup, kjo mund të bllokojë penetrimin e mëtejshëm të kremrave ushqyes, ndaj nuk do mundeni dot të hidratoni lëkurën duke e lënë atë gjithnjë e më të thatë.
5. Folikula që bllokojnë qerpikët
Nëse flini pa pastruar rimelin apo penelin e syve, mund të krijohen folikula të vogla në formë dhjamore apo qime të vogla brenda lëkurës së syve.
6. Këputje qerpikësh
Nëse flini pa pastruar sytë nga rimeli, atëherë qerpikët tuaj do jenë më të dobët, do mund të këputen më shpejt dhe rrallohen.
7. Buzë të plasaritura
Buzëkuqi mund të bëjë që buzët tuaja të thahen dhe të plasariten nëse e mbani për një kohë të gjatë, le pastaj të mbahet gjithë natën.
Në vend të kësaj, më mirë pak balsam buzësh!