Tekniku italian, Karlo Ançeloti, u zyrtarizua disa ditë më parë në stolin e skuadrës së Napolit, duke zënë vendin e Sarrit.

58-vjeçari ishte për një takim me menaxherin Kia Jurbaçian në Londër, ku kanë darkuar në restorantin e David Luiz. I pranishëm në këtë ambient ka qenë edhe sulmuesi i Atletikos së Madridit, Diego Kosta.

Sulmuesi spanjoll ka pozuar me fanellën e Napolit, në prani të teknikut Ançeloti. Kjo video është filmuar me telefon dhe është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, dhe ndoshta kjo mund të jetë një mënyrë e tekniku italian për t’i thënë presidentit të afrojë sulmuesin e Atletikos.