Çdo mjet lundues që del në det për turizëm ose vihet në shërbim të turistëve do të jetë i kontrolluar mirëfilli. Në det nuk do të lejohet të dalin më mjete lundruese duke nisur nga motorët e ujit e çdo mjet tjetër lundrues pa u përcaktuar e miratuar më parë vendqëndrimet e tyre nga autoritetet. Urdhri ka qenë i prerë nga prefekti i Durrësit, Roland Nasto.

Prefekti Nasto ngriti njësinë Task Force në përbërje të të cilit janë drejtuesit e njësive vendore që kanë autoritet të drejtpërdrejtë në garantimin e sigurisë në plazhe.

Nasto ju ka komunikuar detyra të drejtpërdrejta të gjithë drejtuesve të institucioneve duke nisur nga bashka e Durrësit, policia kufitare, e rendit, e qarkullimit, ujësjellës-kanalizimeve, kapitaneria e portit, institucionet përgjegjëse për mjedisin, shëndetësinë etj. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar stacioneve të plazhit për të garantuar qetësi për të gjithë pushuesit.

Subjektet private kane marrë informacionin e duhur nga pushteti lokal për sensibilizimin dhe marrjen e masave për përmirësimin e shërbimit dhe garantimin e mbarëvajtjes së këtij sezoni turistik.

K.H.