Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 43.868 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej.

Burimet nga Sektori i Statistikave në APD, bëjnë të ditur se shifra e këtij viti shënon një rritje prej 10.348 kontejnerë TEU më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në katër muajt e parë të vitit 2018 në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 63 anije të specializuara. 

Në 4-mujorin e parë të këtij viti janë përpunuar 22.378 kontejnerë TEU për eksport, dhe rreth 900 më pak, 21.490 gjithsej, me mallra importi.

Gjatë periudhës janar-prill në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 180 anije dhe 299 tragete me mbi 1 milion e 230 mijë tonë mallra dhe 158 mijë udhëtarë.

Që nga fillimi i muajit maj në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 11 anije të specializuara gjithsej.