Gazetari Jetmir Olldashi, i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se dëshmitari X në Vlorë, ka përmendur edhe emrat e kushërinjve të disa ministrave që merren me trafik droge.

Olldashi: Babalja kishte përmendur edhe kushërinj ministrash në detyrë të përfshirë në trafik. Fati e deshi që të kapej me të. Në një moment tjetër mund të shkojmë të bëjmë një investigim tjetër. 

Ata janë të famshëm në Vlorë, janë njerëz me ndërtime, kanë biznese. Ata të tjerë nuk patëm kohë t'i takojmë.

Zheji: Për cilat ministra?

Olldashi: Për disa ministra. Nuk i kam të konfirmuar.