Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një deklaratë për mediat sot ka njoftuar vendimin e marrë ditën e djeshme nga qeveria, sipas të cilit do të japë certifikatat e pronësisë për shumë qytetarë që kanë qenë në pritje.

Lame tha se është krijuar një stok, pasi për shumë muaj ishin bllokuar dhëniet e lejeve, pasi ka qenë drejtor teknik në krye të ALUIZNI-t.

Po ashtu Artan Lame dhe tha se procesi i legalizimit për këta banorë ka qenë gati i përfunduar, por bllokimi ka sjellë një stok shumë të madh.

Në fund ai tha se nga nesër do të dalin listat zyrtare për ata që kanë përfunduar legalizimin, dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të shohin listat.

VENDIMII I QEVERISË:

KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN PREJ TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave.