Prej disa vitesh, ata kishin vënë re një kuti metalike gjysëm e futur në dhe dhe gjysëm jashtë, që ndodhej në kopshtin e tyre.
Nuk i kishin kushtuar rëndësi dhe e kishin lënë aty.
Vetëm pasi drerët dëmtuan disa nga pemët e kopshtit të tyre dhe ata vendosën të mbjellin pemë të reja, u kujtuan të spostonin edhe kutinë, madje dhe ta hapnin atë për të shuar kuriozitetin.
Por Matthew Emanuel dhe gruaja e tij Maria Colonna, banorë në Staten Island, Nju Jork u habitën së tepërmi kur doli në pah brendësia e kutisë.
Njësoj si në filmat me gjetje thesari, ata gjetën në kuti 16 mijë dollarë, gurë të çmuar, diamante, unaza dhe varëse floriri, që kapnin vlerën 52 mijë dollarë.
Por ndërsa ju gëzuan kësaj surprizë mëse të këndshme, qetësia mbizotëroi mes tyre kur gjetën edhe një biletë, ku ishte shkruar një adresë. Për habinë e tyre zbuluan se adresa ishte e fqinjëve të tyre.
Kur i pyetën këta të fundit nëse i kishin vjedhur vite më parë, ata mësuan se fqinjët ishin vjedhur gjatë Krishtlindjes së vitit 2011. Objektet e vjedhura në shtëpinë e tyre ishin pikërisht ato që ndodheshin në kutinë metalike.
Matthew dhe Maria u kthyen paratë dhe bizhuteritë fqinjëve, por mësohet se këta të fundit nuk u kanë dhënë asgjë në këmbim, si shenjë mirënjohje.
Nuk dihet ende pse hajdutët kishin fshehur kutinë metalike me sendet e vjedhura në kopshtin e Matthew dhe Marias.





