Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 180 anije dhe 299 tragete me mbi 1 milion e 230 mijë tonë mallra dhe 158 mijë udhëtarë.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në Terminalin Lindor janë përpunuar 38 anije, në atë të Mallrave Gjenerale, që njihet edhe si Terminali Perëndimor 79 anije dhe në Terminalin e Kontejnerëve 63 anije të tjera.
Vetëm nga anijet tregtare në katër muajt e parë 2018 janë përpunuar mbi 937 mijë ton mallra gjithsej, afro 55 mijë ton,137 më shumë se sa në janar-prill 2017.
Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim kanë kryer 299 lundrime me mbi 158 mijë udhëtarë në bord, si dhe 293 mijë tonë mallra me kamionë dhe trajlerë.
Nga anijet dhe tragetet gjatë periudhës janër – prill 2018 janë përpunuar 87 mijë tonë më shumë se sa në katër muajt e parë të vitit të kaluar.